Kanë punuar në kooperativë dhe kanë një pension modest, por vjehrra dhe vjehrri i moderatores dhe modeles Aurela Hoxha kanë një pasuri me vlerë miliona euro nga Miloti, Tirana deri në bregdet.
Resorte, apartamente, vila dhe makina luksoze, janë vetëm disa nga pasuritë në emër të vjehrrit dhe vjehrrës së moderatores Hoxha, e cila jeton mes Spanjës dhe Tiranës.
Në vitin 2015, moderatorja Hoxha i dha fund lidhjes me biznesmenin e njohur, Admir Ismajlukaj.
Në vitin 2019, Aurela u shfaq me një miliarder nga Miloti, një nga shqiptarët më me inluencë në Spanjë.
Moderatorja u njoh me një luks perandorak, ndërsa vijonte punën në TV vetëm për pasion.
Por, ajo që bie në sy është pasuria miliona euro dhe e pajustifikuar në emrin prindërve të bashkëshortit të moderatores së njohur.
Kush janë vjehrri dhe vjehrra dhe cilat pasuri rezultojnë në emrin e tyre?
Ku ndodhen pasuritë dhe cili është burimi i tyre?
Si i kanë shpëtuar deri më sot zbatimit të ligjit anti mafia?
A është vetë moderatorja subjek i ligjit anti-mafia?