Home » Floriand Peti i Forex blen Liqenin Artificial me paratë e vjedhura qyetetarëve të BE, kush fshihet pas dhe lufta në polici

Floriand Peti i Forex blen Liqenin Artificial me paratë e vjedhura qyetetarëve të BE, kush fshihet pas dhe lufta në polici

by alassad.b

Nuk ka punuar një ditë në jetën e tij, por ka nisur të blejë Liqenin Artificial në Tiranë me para që u ka zhvatur qytetarëve të Bashkimit Evropainë, përmes mashtrimit me pasoja të rënda, duke i joshur të investojnë kursimet e tyre në bursa të rreme.

Pas rënies së Amant Josifi, Floriand Peti është koka e mashtrimit me Forex në Tiranë.

Inforamacionet e mbledhura në rrugë operative, transkasionet bankare, përgjime, video dhe audio, dokumente konfidenciale etj., konfirmojnë se Floriand Peti është sot padroni i call centrave në Tiranë.

Krahu i tij i djathtë është Erald Peti. Dyshja qëndron në Saukun e Vjetër si dhe tek Rruga ‘Frosina Plaku’ në Tiranë.

Referuar transaksioneve, blerjeve dhe konsumimit të internetit në qendrat e mashtrimit, fitimet mujore të dyshes Peti arijnë nga 500 mijë deri në 2 milionë euro.

Dyshja Peti ka nisur të blejë pasuri me vlerë miliona euro, kryesisht prona. Floriand Peti po blen Liqenin Artificial, duke pastruar produket e veprës penale, që parashikon mbi 15 vite burg, pasi kemi të bëjmë me pasoja të rënda.

Organet hetimore mund të dokumentojnë këtë informacion me një verifikim shumë të thjeshtë në regjistrat e pasurive, pasuritë në emër të dyshes dhe të afërmve, udhëtimet, lëvizje, lidhjet në polici etj.

Disa video tregojnë se si funksionojnë celulat mafioze të Florind Petit në disa nga zonat më të njohura të Tiranës.

Altiviteti kriminal i mashtrimit kryehet në kujdesin dhe garancinë e plotë të disa segmenteve në Policinë e Shtetit.

Madje, në Policinë e Shtetit ka plasur edhe një sherr mes drejtuesve të rinj dhe atyre të vjetër për call centerat e Erald dhe Floriand Petit.

Duke parë fitimet marramendëse, disa drejtues që nuk janë pjesë e pazarit, kërkojnë pjesën e tyre ose mbylljen e call centerave.

Po kush janë njerëzit në Policinë e Shtetit që garantojnë aktivitetin kriminal të Floriand dhe Erald Petit?

A shkojnë fijet deri tek një drejtues shumë i lartë?

Në cilat zona, në cilat ndërtesa dhe në cilat kate ndodhen sot call centerat?

Cilat janë pasuritë produket i aktivitetit kriminal?

Në emrin e kujt rezultojnë pasuritë me vlerë miliona euro dhe pse nuk sekustrohen?

Postime te ngjashme

Shkruaj nje koment

Rreth Nesh

Kontakt Whatsapp: +30 697 393 7571

@2024 – All Right Reserved. NONGRADA