Biznesmeni më i madh shqiptar, Samir Mane, sipas gazetarit Denis Dyrnaja, është pyetur për 5 orë në SPAK.
Gazetari Dyrnjaja ka folur edhe për një ‘honorar’ 5 milionë euro.
“Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Samir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë. Ndoshta nuk kanë patur dijeni, ndoshta goja dhe mendimet të bllokohen kur bëhet fjalë për sponsorin. Tani iu takon atyre që kanë burime të na thonë për çfarë biznesmeni Mane është thirrur në SPAK. Ka dalë edhe një si “honorar” 5 ml euro. Për kë është taksur ky ‘honorar’?!”, shkruan gazetari.
Statusi i gazetarit ka shkaktuar reaksion. Dyrnaja është vënë në qendër të sulmeve, në vend që rrëzonin apo të konfirmonin lajmin.
Po pse SPAK ka thirrur Samir Manen?
Sipas burimeve biznesmeni është pyetur në lidhje me zhdukjen e biznesmenit dhe figurës së krimit, Ervis Martinaj, në gusht të vitit të kaluar.
Martinaj është përplasur me Manen për pronat në Palasë.
Përflitet se Martinaj e ka plagosuar Manen tek restorant Padam si dhe i ka vrarë truprojën, ngjarje e cila është mbuluar me mister.
Emri i biznesmenit Mane në zhdukjen e Ervis Martinajt besohet se ka dalë pas zbërthimit të përgjimeve në SKY.