Home » DOSJA “TOYOTA AURIS”/ Ja skema reale, emrat dhe rolet e personazheve, kush është “ELchapo” i drejtësisë në SKY?

DOSJA “TOYOTA AURIS”/ Ja skema reale, emrat dhe rolet e personazheve, kush është “ELchapo” i drejtësisë në SKY?

by alassad.b

Në qershor 2018, sekuestrimi i gati 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit shpërtheu si një çështje që ndërthurte krimin e organizuar me botën e politikës në Shqipëri. Paratë u gjetën mëngjesin e 24 qershorit të ndara në 3.336.700 euro dhe 80 mijë franga zvicerane si dhe të fshehura në tapiceritë e dyerve anësore të dy makinave të importuara nga Belgjika.

Në Tiranë, lajmi mbërriti më herët se paratë.
Në një fjalim në Parlament më 21 qershor 2018, lideri demokrat, Lulzim Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”. Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.

Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”.

Nën drejtimin e prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistroi procedimin penal në korrik 2018. Hetimi u shtri më pas edhe në Belgjikë dhe Gjermani, shtete të cilat sollën një mal me dokumente në Shqipëri përmes letër-porosive.
Prokuroria akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, 39 vjeç dhe Alfred Vladi, 33 vjeç për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.
Në pranga përfunduan pronarët e karroatrecit “Bizark”, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, shoferi Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri – pronari i një servisi në Tiranë në emrin e të cilit u zhdoganuan makinat.

Sipas dokumenteve të hetimit, plani për transportin e parave përmes biznesit të importit të makinave të përdorura nga Belgjika duhet të ketë filluar në prill 2018, kur Elvis Vladi – një 39 vjeçar me origjinë nga Kalaja e Dodës, doli nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Morinës, në shoqërinë e një personi me precedentë penalë.

Lëvizjet e Vladit nga prilli në qershor jashtë Shqipërisë mbeten të paqarta. Por më 12 qershor, kushëriri i tij, Alfred Vladi kontraktoi në Tiranë Eduart Canin për një rrugë transporti makinash të përdorura nga Belgjika.

Cani – i cili ndodhej në atë kohë në arrest shtëpie për dhunë në familje udhëroi të birin dhe shoferin Agim Çeka që të niseshin drejt Belgjikës. Mëngjesin e 13 qershorit 2018, karroatreci “Bizark” doli nga Shqipëria dhe pasi udhëtoi përmes pesë shteteve, mbërriti në qytetin Sherlo të Belgjikës pasditen e 16 qershorit.

Autoritetet belge kanë ndërtuar itinerarin e lëvizjes së kamionit në Belgjikë përmes aktivizimit të antenave telefonike–duke rrëzuar versionin e treguar në Shqipëri nga të pandehurit. Sipas letërporosisë belge, Çeka dhe Cani nuk janë furnizuar me makina në qytetin e Sherlos, por rreth 50 kilometra më në veri –në komunën Sint Pieters Leeuë në rrethinat e Brukselit.

Mëngjesin e 17 qershorit 2018, dy të arrestuarit janë takuar me Elvis Vladin në një servis makinash të quajtur AA and Automobile në Sint Pieters Leeuë, i cili menaxhohej nga vëllezërit me origjinë nga Gjakova, Alban dhe Arianit Nimani.

Siç rezultoi më vonë, Nimanët, rreth krushqie me familjen e zgjeruar Vladi që jeton në Bruksel, kishin ndihmuar me vendosjen në dispozicion të servisit për parkimin e makinave.

Dëshmitë e Agim Çekës, Klevi Canit dhe Arianit Nimanit identifikojnë Elvis Vladin si personin që kishte sjellë shtatë makinat “Toyota Auris” në servisin AA and Automobile. Sipas dëshmive, dy prej makinave brenda së cilave u gjetën më pas dengjet me euro, ishin dërguar më vonë prej tij me ndihmën e një karroatreci.

SI QENDRON E VERTETA?

Kjo është me pak fjalë historia që u bë publike. Por e vërteta e kësaj historie do nisë të zbardhet nga redaksia e “nongrada.info” duke nisur me emrin e pronarit të vërtetë të parave, organizatorëve, bashkpuntorëve dhe më pas me emrat e atyre që I ndihmuan në sistemin e drejtësisë. Redaksia e “nongrada.info” do të zbardhë dhe emrat e personazheve që janë fshehur nga kjo dosje.

Kështu sipas burimeve tona “pronari” i sasisë së kapur prej miliona euro është shtetasi Mentor Mezini I njohur si Tor Lushnjari. Ky Lord ndërkombëtar I trafikut të drogës sajoi metodën e futjes së parave cash nëpërmjet transportit të mjeteve të përdorura.

Për këtë kontraktoi një përsonazh tjetër të krimit si Astrit Vladi I cili nisi importin e makinave me dengje parashë.
Kur një nga rrugët e shumta që ky grup po bënte, ra në gjurmët e policisë dhe u kap, ndërhyrja e kokave të drejtësisë ishte e lartë.

Kështu Astrit Vladi kërkoi ndihmën e një ish prokurori I cili u largua nga sistemi si I korruptuar dhe më konkretitsht të Kol Hysenit për asistencë ligjore. Kol Hyseni ish prokuror u kthye në sekser mes grupit kriminal dhe “ELchapos” së drejtësisë e cila nga ana e saj u kthye seksere dhe urë lidhëse e grupit kriminal me prokurorin Aurel Zarka I cili rekrutoi edhe oficeren Elona Dautaj.

Sot po sjellim emrat e personazheve dhe organigramën e këtij grupi kriminal.

Në vijim do publikohet edhe identiteti i ELchapos së drejtësisë që del edhe në përgjimet SKY…
-vijon-

Postime te ngjashme

Shkruaj nje koment

Rreth Nesh

Kontakt Whatsapp: +30 697 393 7571

@2024 – All Right Reserved. NONGRADA