Home » Loja me pronat në Jalë, si i përfitoi strategjiku Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!

Loja me pronat në Jalë, si i përfitoi strategjiku Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!

by alassad.b

Biznesmeni Alban Xhillari akuzohet se përmes krijimit të një rrjeti kompanish që de juro drejtohen nga një grusht njerëzish të besuar të tij dhe përmes falsifikimit të dokumenteve ka fituar statusin e investitorit strategjik në një pronë të lakmuar të bregdetit shqiptar.

Bëhet fjalë për investimin strategjik ‘Jala Entertaniment Park’ ndërtuar fshatin turistik dhe një hotel, që sipas projektit fillestar arrijnë vlerën e investimit rreth 70 milionë euro.

Një pjesë e pronës së përfituar është kundërshtuar nga shtetasi Kristo Gjoka.

Ky i fundit në 2019 kallëzoi në prokurori Alban Xhillarin, duke e akuzuar për falsifikim dokumentacionesh dhe përdorim të lidhjeve me pushtetin për t’i grabitur pronat në jug.

Xhillari iu kundërpërgjigj po me kallëzim, por jo në emër të vet. Ai kallëzoi Kristo Gjokën në emër të kompanisë Kempixh.

Kjo e fundit është themeluar nga Alban Xhillari në prill të vitit 2008. Një muaj më pas, Xhillari shet 100 për qind të aksioneve.

Por, megjithëse zyrtarisht është larguar prej vitit 2008, ai dyshohet se ka ende kontrollin de fakto të saj, aktualisht përmes shtetasit Taulant Xheleshi.

Ky i fundit ka marrë 100 për qind të aksioneve të kompanisë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa para tij kompania ka ndryshuar disa herë pronësinë mes shtetasve Albano Ahmeti, Jani Kosta dhe Klaus Balliu, që të gjithë emra që dalin herë si administratorë, herë si pronarë e bashkëpronarë në bizneset e tjera të Alban Xhillarit.

Taulant Xheleshi del si pronar me 100 për qind të aksioneve edhe në kompaninë e ndërtimit BETA, që nga vitit 2001 deri në 2011 është zotërur herë 100 për qind e herë me shumicë dërrmuese të aksioneve pikërisht nga Alban Xhillari.

Në 2018, Albano Ahmeti, që ka rezultuar pronar edhe në kompaninë Kempixh, ka ushtruar edhe funksionin e administratorit te kompania BETA, ndërsa në 2021 ka blerë 100 për qind të aksioneve nga Ksenis Zakja.

Në 2023, Albano Ahmeti shet të gjitha aksionet te Klaus Balliu dhe dy vite më vonë, Balliu ja shtet Taulant Xheleshit.

Bie në sy fakti që të gjitha transaksionet me aksionet e kompanisë kanë vlerën standarde të 100 mijë lekëve.

Postime te ngjashme

Shkruaj nje koment

Rreth Nesh

Kontakt Whatsapp: +30 697 393 7571

@2024 – All Right Reserved. NONGRADA