Është arrestuar mbrëmë nga Policia e Tiranës Martin Mane, djali i biznesmenit të njohur Samir Mane. Martin Mane, 27 vjeç, ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur automjete të tjera në anë të rrugës.
Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës. Sipas burimeve, gjatë kontrollit, policia ka gjetur edhe një sasi kokaine në makinën luksoze të Martin Manes. Djali i oligarkut Mane ka bërë rezistencë dhe është përplasur me policinë.
Por, me shpejtësi ka ndërhyrë biznesmeni Samir Mane, duke vënë në lëvizje krerët e shtetit. Policia është urdhëruar të tërhiqet menjëherë dhe të zhdukë çdo provë që rëndon pozitat e Martin Manes.