Home » Tap në raki bashkë me Gjeneralin e Gardës/Kush është Drejtues Liman Hoxha “ushtari” i Ymer Lalës që i varen “brekët” rrugëve

Tap në raki bashkë me Gjeneralin e Gardës/Kush është Drejtues Liman Hoxha “ushtari” i Ymer Lalës që i varen “brekët” rrugëve

by alassad.b

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur para pak ditësh në Tiranë. Në një mejhanë tip zgëqe, ku hahën plendësa dhe pihet raki, një qytetar ka gjetur një palë dokumente identifikuese pune. Këto i përkasin shtetasit Liman Imer Hoxha.

Ky personazh disi i panjohur për publikun e gjërë është ushtarak me gradën Drejtues në Gardën e Republikës. I emëruar si “ushtar” i Ymer Lalës, shpejt Drejtues Liman Hoxha u kthye në “mburojen” e djalit të Ymer Lalës, edhe ky efektiv i gardës së republikës i arrestuar pak kohë më parë për organizim lojrash fati, evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash.
Bëmat e Liman Hoxhës në Gardën e Republikës së Shqipërisë nuk numërohen.
Liman Hoxha është ai Drejtues në Gardën e Republikës që i merr gardistëve nga 5.000 deri ne 10.000 lek të reja çdo muaj, që t’i japë leje të bëjnë punë private. E nëse nuk paguan tek “shef” Limani, ai të nxin jetën dhe të planizon në çdo shërbim. Me lekët që i merr gardistëve Drejtues Liman Hoxha së bashku me Gjeneral Ermal Onuzi (Komandanti i ri i Gardës), kalojnë kohë nëpër mejhane duke pirë raki e duke kafshuar ndonjë kukurec a kërrnackë. E në një nga këto mejhane, ushtarit të Ymer Lalës, Drejtues Liman Hoxhës i ranë “brekët” bashkë me dokumentet e punës. Këto dokumente që i gjeti një qytetar, prej ditësh drejtues Limani nuk është i interesuar t’i marrë mbrapsht.


Kjo ngjarje nuk është as e para dhe as e fundit që është përfshirë jo vetëm ushtari i Ymër Lalës, Drejtues Limani, por edhe Komandanti i ri Ermal Onuzi.
Të dy këta drejtues të Gardës, përveç vesit të pijes i bashkojnë dhe të tjera vese e pasione të cilat redaksia jonë i ka në verifikim e sipër e për të cilat do të flasim në vijim…

Postime te ngjashme

Shkruaj nje koment

Rreth Nesh

Kontakt Whatsapp: +30 697 393 7571

@2024 – All Right Reserved. NONGRADA