Home » Gruaja e Samir Manes lavatriçe pastrimi parash, del zbuluar në disa dosje të SPAK-ut, mbulon pasuritë e pista të politikanëve

Gruaja e Samir Manes lavatriçe pastrimi parash, del zbuluar në disa dosje të SPAK-ut, mbulon pasuritë e pista të politikanëve

by alassad.b

Bazuar në disa dosje të SPAK për goditjen e korrupsionit dhe pastrimit të parave në nivele të larta, bashkëshortja e oligarkut Samir Mane, Eva Mane, rezulton lavatriçja më madhe e pastrimit të parave të korrupsionit dhe trafiqeve të drogës në Shqipëri. Çifti Samir dhe Eva Mane mbulojnë vilat me para korrupsioni të disa ministrave dhe ish ministrave të PS, të LSI si dhe një vilë të Shkëlzen Berishës në Lundër, ku pretendon se jeton me qira. Sipas një hetimi që po kryen SPAK-u, vila e Shkëlzen Berishës rezulton fiktivisht në emrin e njërit prej djemve të Samir Manes. Samiri dhe Eva mbulojnë edhe disa pasuri të ish ministrit të PS, Blendi Klosi, por sidomos pasur të figurave të krimit të organizuar, që janë në kërkim nga SPAK. Disa hetime pasurore të SPAK kanë se një numër i lartë politikanësh të korruptuar dhe anëtarë të organizatave kriminale kanë vila në Palasë, Gjirin e Lalzit dhe TEG në emrin e Samir Manes dhe Eva Manes.

Në dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, Eva Mane mbulon me kontrata filtive shpenzimet e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për udhëtime dhe blerje vilash. Sipas dosjes së SPAK, Samir Mane i ka blerë Metës një vilë në Qerret për 300 mijë euro në ‘cash’, vilë që Meta e kishte blerë për 60 mijë USD. Mane i ka blerë vilën Metës në këmbim të ndryshimit të ligjit të minierave nga Meta-Kryemadhit, për të favorizuar kompaninë e Manes. Ndërkohë bashkëshortja e Manes, Eva Mane ka financuar udhëtime dhe dreka në Paris dhe Londër, si dhe bileta koncerti për vajzat e Metës, Bora dhe Era.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

“Në datën 23 Korrik 2014, Eva Mane, Monika Kryemadhi dhe Sava Bardhi kane patur komunikim me mesazhe dhe email lidhur me udhetimin ne Disney, Paris dhe blerjen ebiletave per koncertin ge kingëtarja Beyonce, ka bere ne datën 1 7 Shtator n e Paris.

Sava Bardhi nepermjetemail-it sav***.bardhi@savatours. com, informon EvaManen me email **[email protected] dhe Monika Kryemadhin me email [email protected], se fjetja ne hotelin Four Season per dy nete (check i n 13/09; check out 15/09) për Monika Kryemadhin dhe vajzat kushtonte 3 200 Euro, per Eva Mane dhe femijet kushtonte 3 200 Euro ndersa per Ema Cokun dhe vazen kushtonte 2 900 Euro.

Lidhur me biletat e avionit, Sava i informon se çmimin e tyre do tua komunikoje te nesermen por afersisht çmimi per te rritur ne klasen biznes shkonte 1 500 Euro ndersa per femije shkonte 1 240 Euro.

Ne total, Sava Bardhi ka perllogaritur se shpenzimet, pa perfshire çmimin e biletave, per Monika Kryemadhin dhe 2 vajzat, shkonin 8 950 Euro.

Lidhur me kete email, ne datën 23 Korrik 2014, Eva Mane i ka derguar mesazh Monika Kryemadhit ku i shkruan se “S’kisha internet. Biletat ekoncertit dhe avionit jane ok te sava. 4 season eshte me lire direkt. I thashe nderkohe sekretares t’i rezervoje. Per Disney po pres akoma.”

Ne datën 24 Korrik, Sava Bardhi i ka derguar mesazh Monikes ku i shkruan se “Zemra per te hoteli ne Disneyland gjeta per Emën rrijë dhome standart (se ajo qe pagove ishte suite) kshu qe tẽ kurseva 900 Euro. I ke te mua per kur te beni noi gjë tjeter me bismilah ose ti jap back kur te hame sallatën e rradhes. Te puc!”.

Nga dinamika e bisedave qê jane kryer ne daten 13 shtator 2014, dhe nga verifikimi i hyrjeve dhe daljeve ne sistemin TIMS, rezulton se Bora dhe Era Metaj kane udhetuar per ne Disney, ndersa Monika Kryemadhi nuk ka shkuar. Eva Mane, ne bisedat qe zhvillon me Moniken, i flet Monikes per nje femije ge e quan “vajsa e Lones””.

 

Vila në Rolling Hills: ‘Duhet dhe hamam e sauna’

Si pasojë e ndërhyrjeve në favor të interesave të Samir Mane, për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe administrative, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asete të patundshme, udhëtime jashtë shtetit dhe bileta koncerti.

“Shtetasja Monika Kryemadhi ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me Samir Manen dhe bashkëshorten e tij Eva Mane,” shkruan SPAK. “Marrëdhënia e tyre përfshinte udhëtime në koncertin e këngëtares Beyoncé dhe argëtim në Disney në Paris, dreka në Angli, takime për kafe në Tiranë dhe vizita në shtëpinë e çiftit Mane në Rolling Hills, si dhe përfitimin e një vile nga Meta dhe Kryemadhi në kompleksin Rolling Hills,” shton organi i akuzës.

Fillimisht, Kryemadhi kishte diskutuar me Manen për të parë apartamente në katin e 17-të të pallatit Ambasador 3, por pasi vizitoi apartamentet dhe u konsultua me Eva Manen, vendosi të marrë një vilë në Rolling Hills.

Në 3 qershor 2014, Monika i shkroi Ilir Metës: “Eva Mane thotë jo tek pallati. Ka shumë njerëz dhe do ta bezdisin Ilirin,” duke shtuar se po shikonte diçka tjetër në Rolling Hills. Meta i është përgjigjur: “Ok. Duhet dhe hamam e sauna.”

Pas kësaj, Kryemadhi filloi të përhapte fjalën se do të lëvizte me qira tek vilat e Rolling Hills dhe angazhoi disa persona, përfshirë një arkitekt italian, për të kryer punimet.

SPAK pretendon se Meta dhe Kryemadhi, në këmbim të ndikimit të tyre të paligjshëm në institucionet publike për favorizimin e biznesmenit Samir Mane, pranuan premtimin për të përfituar një vilë në Rolling Hills, identifikuar si vila nr. 103. Kjo vilë dhe punimet e kryera në të gjatë vitit 2014 nuk u deklaruan nga Kryemadhi si pasuri, çka sugjeron sipas SPAK se kjo pasuri do të përfitohej si rezultat i veprimtarive korruptive të Kryemadhit dhe Metës.

Samir dhe Eva Mane dalin edhe te dosja e Arben Ahmetajt

Samir Mane dhe Eva Mane ka mbuluar edhe dy vila të ish ministrit Arben Ahmetaj në Pakasë dhe Hamallaj. Kompanitë e biznesmenit Samir Mane (Balfin Group, Mane TCI dhe Green Coast), rezultojnë të implikuara jo vetëm në pastrimin e parave të ish zv Kryeministrit, Arben Ahmetaj, me dy vilat në Palasë dhe Valamar, por janë implikuar në veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Sipas dosjes së SPAK, më 8 mars 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar për të ushtruar kontroll në vilën me numër me nr.73 në kompeksin Green Coast në Palasë. Hetuesit kanë marrë kontakt me administratorin Martin Gega. Ky i fundit u ka vendosur në dispozicion punonjësen Klaudia Sinanaj. Nga ana e saj Klaudia Sinanaj u ka vendosur në dispozicion hetuesve një dokument që tregonte se vila 73 ishte në pronësi të kompanisë ‘Inerte Express’, me pronar shtetasin Mond Bega.

Ndërkohë, nga ana tjetër, punonjësja pranë Green Coast, Ervisa Maçovila, u ka vënë në dispozicion hetuesve një dokument që tregonte se vila nr. 73 ishte në pronësi të Albina Mançka, ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt. Meqenëse kishte dy dokumenta të ndryshme për të njëjtën vilë, hetuesit u kërkojnë dy punonjësve Klaudia Sinanaj dhe Ervisa Maçovila që të mos bëjnë asnjë veprim në kompjutërat e tyre, pasi do të kryheshin veprime hetimore.

Punonjësja e Green Coast, Klaudoia Sinanaj i ka sugjeruar në panik koleges së saj, Ervisës, që të fshijë nga kompjuteri, dokumentin që tregonte se vila ishte e Albina Mançkës, duke penguar hetimet dhe me qëllim për të shpëtuar Albina Mançkën dhe Arben Ahmetajn nga përgjegjësia penale. Gjithashtu, punonjësja Erisa Maçovila, ka fikur kompjuterin, duke u thënë se kompjuterin e kishte privat.

SPAK  ka marrë në pyetje edhe administratorin Martin Gega, i cili ka gënjyer para hetuesve duke fshehur pronarin e vërtetë, Albina Mançka, dhe nxjerr në skenë Mond Begën. Nga kqyrja e telefonit të Martin Gegës, janë zbuluar kontaktet e tij me Albina Mançkën, si pronare e vilës 73. Me këto lëvizje, punonjësit e Green Coast implikojnë biznesmenin Samir Mane, pasi këta punonjës nuk kishin ndonjë arsye për të zhdukur prova që tregonin se Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj ishin pronarë të vilës 73, që sipas dosjes së SPAK, është krijuar me para korrupsioni. Kompanitë e Samir Manes, kanë bërë kontrata fiktive edhe për të mbuluar vilën tjetër të Arben Ahmetajt në Valamar.

Postime te ngjashme

Shkruaj nje koment

Rreth Nesh

Kontakt Whatsapp: +30 697 393 7571

@2024 – All Right Reserved. NONGRADA