Këto kartela pasurie tregojnë se si bosi i Forex në Tiranë, Floriand Peti, ka nisur të blejë Liqenin Artificial në Tiranë me paratë që u ka zhvatur qytetarëve evropianë përmes mashtrimit të investimit të rremë në bursa.
Edhe pse nuk ka punuar një ditë në jetën e tij, dyshja e Saulut, Florian dhe Erald Peti, kanë nisur të blejnë mijëra m2 tokë tek Liqeni Artificial, ndërsa posedojnë edhe disa vila kamufluar në emra të tjerë.
Dyshja e Saukut kontrollojnë disa call centera. Kanë zaptuar edhe dy kate te Ringu te Zogu i Zi, ku ushtrojnë aktivitet kriminal vetëm disa metra larg Prokurorisë së Tiranës.
Florian dhe Erald Peti mbulohen nga shoferi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Referuar transaksioneve, blerjeve dhe konsumimit të internetit në qendrat e mashtrimit, fitimet mujore të dyshes Peti arijnë nga 500 mijë deri në 2 milionë euro.
Një pjesë e parave shkojnë për shoferin e Rrumbullakut si dhe për shefin e komisariatit që mbulon zonën ku janë vendosur call centerat.
Vijon…